“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!
Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk i trembet kallëzimeve në SPAK, duke theksuar se beteja e saj politike nuk ka qenë personale, por lidhet me mënyrën se si përdoren institucionet. E pyetur për kallëzimet në SPAK, Spiropali u shpreh se nuk e sheh këtë si problem, pavarësisht numrit të tyre, dhe kërkoi që çështja të mos ngatërrohet me debatin që ajo ka ngritur për funksionimin e institucioneve. “Le të bëjnë 150 kallëzime, sa të duan. Dhe mos e përfshini SPAK-un në këtë diskutim. Kallëzimi është një gjë, mund të bëjnë sa të duan kallëzime, sepse unë nuk kam asgjë për të fshehur fare. Janë aty përballë dhe këtë betejë e kam bërë sepse nuk jam e shantazhueshme....
Burimi:
javanews.al