“Nuk më la gruaja të dilja nga dhoma e gjumit”, Frederiku rrëfehet pas largimit nga Ferma VIP

“Nuk më la gruaja të dilja nga dhoma e gjumit”, Frederiku rrëfehet pas largimit nga Ferma VIP

Frederiku, i eliminuari i së premtes ka treguar si i ka përjetuar ditët pas largimit nga Ferma VIP. Ai tha se ka vazhduar t’i ndjekë fermerët, teksa me batuta ka thënë se gruaja mezi e ka lënë të dilte nga dhoma e gjumit. Kjo batutë e ish-fermerit shkaktoi shumë të qeshura në studio. Pjesë nga biseda: Luana Vjollca: Si kanë qenë këto ditë jashtë izolimit? Frederiku: E njejta gjë, i kemi ndjekur me aq kohë sa kam pasur mundësi. Aq sa më la gruaja se nuk më linte të dilja nga dhoma e gjumit. Aty na binin dhe ushqimin. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv