“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvillimet nga afër, Shqipëria ka bërë përparime

Komisioni Europian është pyetur për skandalin që ka përfshirë SHISH dhe masën “arrest shtëpie” ndaj Vlora Hysenit. Zëdhënësi Guillaume Mercier u rezervua të komentonte çështjen konkrete. Ai shprehu besim të plotë tek aftësia e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar. “Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, tha Mercier. Pas rezervës për të folur mbi dosjen, Mercier dha mesazhin e besimit ndaj institucionit që po e heton atë: “Kemi besim të plotë tek aftësia e...