“Nuk kemi më çfarë të humbim”, studentja përlotet dhe sfidon pushtetin
Një studente është përlotur gjatë protestës së të rinjve në Tiranë, teksa ka përcjellë një mesazh për arsyet që e kanë nxjerrë në shesh, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në mënyrën se si funksionojnë institucionet shtetërore. Në një prononcim për mediat, ajo tha se studentët kanë protestuar në mënyrë paqësore për tre muaj, por sipas saj, kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar. E reja renditi disa prej kërkesave të protestuesve, duke përfshirë dorëheqjen e kryeministrit, përmirësimin e kushteve në konvikte, respektimin e ligjit dhe garantimin e drejtësisë. Ajo kundërshtoi gjithashtu përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë dhe paralajmëroi se të rinjtë nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. “Po kërkojmë të drejtat minimale. E para, dorëheqjen e Ramës, se...
Burimi:
ntv.al