“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrëzojë Ramën kur vetë ka probleme me SPAK?!
Një sukses për Berishën, por jo për opozitën. Kështu e cilëson kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, vizitën e kryedemokratit në SHBA me vizë. Shehi paralajmëroi 3 ditë më parë se votat e opozitës po tkurren gjithnjë edhe më shumë. “Ndryshon për Berishën, për opozitën nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Si grata dhe non grata, Berisha politikën e ka bërë, Partinë Demokratike, vulën e selinë e mori. Në zgjedhje ka hyrë. Në qoftë se këto vota që qenë 600 e sa mijë u bën 500.000, herën që vjen bëhen më pak. Edhe unë kam frikë që kështu do të ndodhë. Kështu që unë nuk kam shpresë që kjo zgjidh gjë në rrafshin opozitar. Shpresën e kam te këto të rinjtë, te këto lëvizjet e reja”,...
Burimi:
javanews.al