“Nuk ka të bëjë fare me taktikën e trajnerit”, MCKennie tregon problemin e madh të Juventusit këtë sezon

“Nuk ka të bëjë fare me taktikën e trajnerit”, MCKennie tregon problemin e madh të Juventusit këtë sezon

29 Tetor 2026 19:25 Telesport Juventus ka pësuar tre humbje në 9 javët e para në Serie A këtë sezon. E fundit ishta humbja e mbrëmshme 2-0 ndaj Genoa. Sikur të mos mjaftonte vetëm rezultati, bardhezinjtë nuk treguan asgjë në fushë, duke bërë një paraqitje tepër të dobët. Weston McKennie këmbëngul se humbja 2-0 e Juventusit ndaj Genoas nuk ka ta bëjë fare me taktikat e trajnerit, i cili është i detryar të ndryshojë disa herë skemat dhe sistemin e lojës së bardhezinjve, për shkak të dëmtimeve të shumta. “Në fushë janë 11 lojtarë. Taktikat ndihmojnë, por të vraposh pesë apo dhjetë metra më shumë është ajo që bën diferencën; nuk janë taktikat. Bëhet fjalë për të qenë të vendosur për ta finalizuar një aksion,...