“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin
Analisti Baton Haxhiu i është përgjigjur akuzave për të birin nga studio e “Opinion”. Pretendimet që kanë qarkulluar në median online, flasin se Andi Haxhiu ka përfituar pagesa mujore nga fondi sekret i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Këto akuza janë publikuar në vazhdën e një prej skandaleve më të mëdha që kanë prekur SHISH ditët e fundit, ku tashmë ish-drejtuesja Vlora Hyseni, akuzohet për shpërndarje të informacioneve konfidenciale te Ergys Agasi dhe për lidhje të ngushë me këtë të fundit. Baton Haxhiu mohoi kategorikisht lajmin për të cilin thotë se është fabrikuar nga Enver Bytyqi. Mandej, Haxhiu tha se i biri, e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Tiranës ku dhe ka fituar. “Jo që ska punuar, ai ka qenë në Edimburg, është një prej...
Burimi:
javanews.al