‘Nuk ka përjetuar kurrë dhimbjen e një zemre të thyer’, Sting i shpall luftë AI-s

‘Nuk ka përjetuar kurrë dhimbjen e një zemre të thyer’, Sting i shpall luftë AI-s

22 September, 2026 - 18:10 Sting thotë se nuk ndien ‘asnjë konkurrencë’ nga Inteligjenca Artificiale në krijimin e muzikës. Ish-këngëtari i grupit The Police u shpreh në emisionin e BBC-së ‘Sunday With Laura Kuenssberg’ se, ndonëse teknologjia është në gjendje të krijojë një këngë pop tërheqëse, asaj i mungon përvoja jetësore e një artisti njerëzor. ‘Besoj se Inteligjenca Artificiale mund të krijojë muzikë pop absolutisht të denjë, atë lloj muzike që mund ta dëgjosh në një stacion treni ose në hollin e një hoteli. Por, ndërsa e dëgjon, a do ta dëgjoje vërtet me vëmendje?’ Ai pohoi se këngët e prodhuara nga Inteligjenca Artificiale nuk kanë një histori të jetuar, ndaj nuk duket sikur po dëgjon vërtet një këngë. ‘Sepse Inteligjenca Artificiale nuk e ka...