Nuk ka ndryshime të tjera në Qeveri

Nuk ka ndryshime të tjera në Qeveri

Nuk do të ketë, të paktën për momentin, ndryshime të tjera në qeverinë “Rama 4”. Pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ishte krijuar pritshmëria se kryeministri Edi Rama mund ta shfrytëzonte këtë moment për të bërë një ndërhyrje më të gjerë në kabinet. Sidomos në kushtet e një situate politike të tensionuar, me protestën që vazhdon dhe me zgjedhjet vendore përpara, një riformatim i qeverisë dukej si një mundësi reale. Por mënyra se si Rama veproi pas largimit të Evis Salës jep një sinjal tjetër. Emërimi i menjëhershëm i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë tregon se kryeministri nuk ka ndërmend, të paktën tani, të hapë një proces më të gjerë ndryshimesh në qeveri. Nëse Rama do të kishte planifikuar një riformatim të...