Nuk ka ekip që e ndal këtë sezon, Barcelona “shtyp” edhe Sevilla-n. Raphinha, i jashtëzakonshëm (video)

Nuk ka ekip që e ndal këtë sezon, Barcelona “shtyp” edhe Sevilla-n. Raphinha, i jashtëzakonshëm (video)

19 Shtator 2026 22:57 Telesport Barcelona ka marrë fitoren e shtatë rresht në La Liga këtë sezon. Katalanasit kanë fituar 1-3 në transfertën ndaj Sevilla. Në minutën e 19-të vjen goli i parë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Youssouf Fofana shënon me kokë për vendasit, pas krosimit të Felix Correia. Reagimi i katalanasve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 22-të me Raphinha. Braziliani shënoi një gol tejet të bukur, pas asistit të marrë nga Andreas Christensen. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 1-1. Barcelona e nisi më mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin e avantazhit sërish me Raphinha. Braziliani shënoi me kokë në minutën e 52-të, pas krosimit perfekt të Lamine Yamal. Në minutën e 70-të,...