Nuk ka “dritë jeshile”, gjykata amerikane bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për vitin 2027
Shpresa për rihapjen e Lotarisë Amerikane (Green Card) për vitin 2027 është pezulluar sërish. Gjykata e Apelit e Qarkut të Nëntë në SHBA ka bllokuar përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët, e cila kishte urdhëruar administratën amerikane të rihapte regjistrimet për programin e vizave të diversitetit. Vendimi i marrë më 29 tetor i jep mundësi administratës Trump ta mbajë të pezulluar programin, ndërsa vijon shqyrtimi i ankimit të saj. Gjykata e Apelit nuk e zgjidhi përfundimisht çështjen dhe as nuk miratoi vendimin e Departamentit të Shtetit për mosçeljen e regjistrimeve. Ajo argumentoi se subjekti që kishte ngritur padinë, një studio ligjore imigracioni, nuk kishte bazë të mjaftueshme ligjore për të kundërshtuar këtë vendim. Çështja nisi pas padisë së ngritur nga studioja ligjore Red...
Burimi:
ntv.al