Nuk jemi bijtë e shqipes, jemi bastardët e gënjeshtrës!

Nuk jemi bijtë e shqipes, jemi bastardët e gënjeshtrës!

Nga Edison Ypi Tmerr e shkuar tmerrit. Panoramë apokaliptike. Miku, armiku, shoku, kolegu, komshiu, i dashuri, e dashura, gruaja, burri, fëmija, të gjithë gënjejnë. Oqeani i gënjeshtrave ka mbështjellë gjithçka si eteri materien. Nuk i thua dot tjetrit asgjë. Sa të hapësh gojën, tjetri nis e lodh mendjen çfarë gënjeshtre po i thua, dhe me cilën gënjeshtër duhet të përgjigjet. Çfarë deliri. Çfarë llahtari. Vishen me rraqe gabi dhe hiqen sikur ndjekin modën. I ngijnë flokët me xhel, dhe u duket vetja i bukur. Gjezdisin me Benzin e tjetrit dhe ushqehen me marmelatë të skaduar. Merimanga e gënjeshtrave ka hyrë në çdo skutë. Hajdutin e bëjnë të ndershëm. Rekomandojnë drogën. Kurvën e shpallin model për t’u imituar. Rrugaçin e bëjnë hero. Budallain e quajnë mendimtar....