‘Nuk janë sardele’/ Zhupa: 70 fëmijë në një klasë, Saranda e nis vitin me kaos në kopshte e çerdhe
Deputetja e PD, Ina Zhupa, denoncoi situatën skandaloze në sistemin arsimor në qytetin e Sarandës. Nga qyteti bregdetar, Zhupa tha se gjendja është kaotike. “Është në rikonstruksion kopshti “Soros” dhe fëmijët e kopshtit “Soros” kanë shkuar në Kopshtin nr. 5 dhe atje fëmijët janë bashkuar në klasa të përbashkëta duke kapur rreth 70 fëmijë në një klasë. Kjo është një gjendje me të vërtetë kaotike e çorganizuar që dëmin ua bën fëmijëve të Sarandës,” tha deputetja. DEKLARATA E PLOTË Mesa duket për bashkinë Sarandë ka qenë surprizë fillimi i vitit të ri shkollor. E them këtë sepse është një situatë kaotike, e pa organizuar për çerdhet dhe kopshtet e Sarandës, ndërkohë që duhet të ishin marrë masat që fëmijët e Sarandës të nisnin kopshtet dhe...
Burimi:
syri.net