“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, ka reaguar publikisht pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje intime, e cila është lidhur me emrin e tij dhe me një ish-banore të Big Brother. Përmes një reagimi, ai i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta, duke mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në video. Sulo ka bërë të ditur gjithashtu se ka përgatitur kërkesën për gjykim ndaj Senajda Kelmendit dhe Elton Tozajt, të cilët i akuzon se kanë përfshirë emrin e tij në publikimet dhe komentet lidhur me videon. Reagimi i plotë: LAJM I RREMË! Të dashur miq, dashamirës, kolegë, Prej dy ditësh jam vënë në dijeni se në rrjetet sociale po qarkullon një video intime e dy personave, e cila, përmes komenteve dhe...
Burimi:
javanews.al