Nuk iu bind policisë dhe përplasi 4 makina/ Vihet ne pranga 30 vjeçari
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:00, në rrugën “Pavarësia”, gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë. Punonjësit e policisë kanë konstatuar një automjet pa targa dhe me xhama të errësuar, drejtuesi i të cilit, sipas policisë, kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Pas sinjalizimit për ndalim, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë dhe ka vijuar lëvizjen. Gjatë ndjekjes, automjeti ka përplasur katër automjete të tjera. Pas braktisjes së automjetit, drejtuesi ka tentuar të largohet në këmbë, por është kapur nga shërbimet e policisë. Nga verifikimet e kryera është konstatuar se personi i ndaluar, me inicialet M. K., 30 vjeç,...
Burimi:
ntv.al