“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga mandati i saj i deputetes, pasi, sipas saj, ka dhënë kontribut për Partinë Socialiste. Ajo tha se socialistët e duan, duke shtuar se, nëse duhet të matet popullariteti, atëherë i sfidon me hapjen e garës brenda PS-së, pas 17 vitesh. “Nuk e di a më do apo jo Edi Rama, unë di që më duan socialistët, sepse kam bërë beteja për ta që s’i ka bërë kush tjetër. Jam një e majtë, një socialiste, një progresiste e bindur në vlerat e mia. Nëse duhet një garë, atëherë të hapet gara në PS pas 17 vitesh. Ne nuk kemi kryetar të përjetshëm, sado ta duam, sado i mirë të jetë, sado të ketë bërë për...