‘Nuk është mbrojtje kibernetike, por mbikëqyrje në masë’/ PD: AKSK monitoroi protestën kundër qeverisë…
Partia Demokratike ka ngritur akuza të forta ndaj Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, duke pretenduar se institucioni ka monitoruar hapësirën informative rreth protestës kundër qeverisë. Sipas drejtueses së Departamentit të Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele, kjo nuk përbën mbrojtje kibernetike, por “mbikëqyrje në masë” të një lëvizjeje qytetare. Në deklaratën për mediat, Kele kërkon transparencë për mënyrën se si janë mbledhur dhe përpunuar të dhënat e qytetarëve, gazetarëve dhe aktivistëve, ndërsa ngre pikëpyetje edhe mbi bazën ligjore të monitorimit. Ajo i bën thirrje Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Avokatit të Popullit të hetojnë rastin. Deklarata e drejtueses së Departamentit Inteligjencës Artificiale në PD, Denisa Kele: Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pranoi se institucioni i...
Burimi:
syri.net