No Image Available

“Nuk është krim…”/ Iris Luarasi për videot intime:“Kush i filmoi, kush i publikoi?

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar lidhur me videot intime që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale, duke e zhvendosur vëmendjen te mënyra se si janë siguruar, publikuar dhe shpërndarë këto materiale. Përmes një reagimi publik, Luarasi ngre pyetjet se kush i ka realizuar regjistrimet, kush i ka publikuar dhe kush mund të përfitojë nga shpërndarja e tyre. Ajo ka kritikuar gjithashtu gjuhën fyese dhe talljet ndaj grave që shfaqen në materialet që qarkullojnë online. “Ajo që dy të rritur bëjnë me dëshirë në jetën e tyre private nuk është krim. Nëse dikush është filmuar pa dijeninë ose pëlqimin e tij, kjo duhet të hetohet. Po ashtu edhe publikimi e shpërndarja e pamjeve private”, shkruan Luarasi. Reagimi i plotë i deputetes...