“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League
Aston Villa ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj ish-futbollistit dhe analistit televiziv Jamie Carragher, pas komenteve të tij për klubin dhe mbështetësit e tij. Vendimi u bë publik nga bashkëpronari dhe presidenti i klubit anglez, Nassef Sawiris, përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të Aston Villa-s, mbrëmjen e së premtes. Shkak për këtë reagim janë bërë komentet e Carragher në emisionin “Stick to Football”, ku ai diskutoi mundësinë që trajneri Unai Emery të largohet nga Aston Villa për të marrë drejtimin e Manchester United. Gjatë diskutimit, ish-mbrojtësi anglez argumentoi se Manchester United është një klub i një niveli më të lartë dhe se Emery mund të tundohej nga mundësia për të drejtuar një skuadër me histori dhe ambicie më të...
Burimi:
javanews.al