Nuk do ta besoni se cka u gjet në varrin 5-mijë vjeçar të mbretëreshës Meret-Neith

Nuk do ta besoni se cka u gjet në varrin 5-mijë vjeçar të mbretëreshës Meret-Neith

Rreth 5000 vjet më parë, mbretëresha Meret-Neith konsiderohej gruaja më e fuqishme në Egjiptin e lashtë dhe zbulimet e fundit arkeologjike sapo e kanë konfirmuar. Një ekip arkeologësh nga Universiteti i Vjenës ka zbuluar “qindra kavanoza të mëdha vere”, disa ende të mbyllura, në varrin e saj në Abydos. Sipas arkeologëve, në disa prej kavanozave vera ishte ruajtur shumë mirë e madje kishin gjetur fara të lashta rrushi. Veç këtyre u gjetën dhe disa mbishkrime që tregonin se mbretëresha ishte përgjegjëse për zyrat qeveritare, duke përfshirë thesarin. Ekspertët deklarojnë se tashmë mund të thuhet me bindje se Meret-Neith ishte faraonia e parë e Egjiptit të Lashtë. Kompleksi i varrit, i cili është bërë nga tulla balte dhe dru, përfshin gjithashtu 41 varre që u përkasin...