Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk dalim pa mandate nga kjo fushatë”, Shehi: 30% e shqiptarëve do votojnë ndryshe
👁9548
Nga një prej lagjeve më të vjetra të Tiranës, ajo e “Tregut Elektrik”, kreu i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi, shprehu bindjen se 30% e shqiptarëve do të votojnë ndryshe në zgjedhjet e 11 majit, duke u shkëputur nga partitë tradicionale. “Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi. Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se janë bashkë dhe punojnë e bëjnë ligje për interesa të përbashkëta, me qëllimin për të ruajtur status-quo-në në politikë. “Në mënyrë...