Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nuk bindet Gasperini, Roma nxjerr në shitje Kumbullën
Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi 35 ndeshje në Spanjë, titullar i pa diskutuar. Pavarësisht këtij fakti, dëshira e Kumbullës ishte të rikthehej në Serie A, të provonte edhe një herë shanset tek ekipi i Romës, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij. Me një trajner të ri në kryeqytet, Kumbulla është përpjekur këtë periudhë të bind Gasperinin, por sipas mediave italiane, futbollisti kuqezi nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit. Il Tempo shkruan se Kumbulla pritet të largohet sërish gjatë kësaj merkatoje verë pasi...