“Nuk bëhet balet aty”/ Rama: RENEA doli dhe do të dalë sa herë që ka kërcënim
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama, duke komentuar përdorimin e plumbave të gomës nga Policia e Shtetit në protestë ndaj të rinjëve, u shpreh gjithashtu se RENEA do vazhdojë të dalë në veprim në rastet kur ka kërcënim, duke sjellë si shembull edhe ndeshjet e futbollit. Edi Rama: U gjuajtën me plumb gome sepse efektivi mori zarin e çelikut dhe iu ça nofulla tjetrit dhe shoku në krah e largoi. Nuk bëhet balet aty apo luhet futboll dhe merr faull. RENEA ka detyre të dalë kur ka kërcënim. Del edhe kur luhet ndeshja Shqipëri-Serbi. Doli dhe do të dalë, nuk diskutohet. Do të shtrëngohet rrethoi ndaj atyre me maska, e ka edhe ligji që nuk mund të fshehësh identitetit.
Burimi:
zeri.ai