Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Nuçi Naçi: Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë
(Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi: Shkrim i Revistës “Diturija”, mars 1927) Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare. Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftesa me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe. Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë. Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit. Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta...