“Notre Temps”: Shqipëria, një destinacion përtej itinerareve tradicionale të Evropës
Shqipëria ofron një larmi përvojash turistike, nga trashëgimia e pasur kulturore dhe peizazhet malore deri te bregdeti mesdhetar. Media franceze “Notre Temps”, në kuadër të prezantimit të destinacioneve për sezonin veror të vitit 2027, veçon Tiranën dhe Shqipërinë si një alternativë për turistët, që dëshirojnë të zbulojnë vende përtej itinerareve tradicionale turistike evropiane. Linja e re ajrore që do të lidhë Marsejën me Tiranën, me fluturime që pritet të nisin më 11 korrik 2027, krijon një mundësi të re për të vizituar kryeqytetin shqiptar dhe për të eksploruar pasuritë kulturore e natyrore të vendit. “Notre Temps” njofton se rezervimet për fluturimet e kompanisë ajrore “Transavia” për sezonin veror të vitit 2027 janë hapur, duke u ofruar turistëve mundësinë të planifikojnë pushimet e tyre të ardhshme...
Burimi:
kultplus.com