“Non Grata” nga SHBA, Berisha s’ka ftesë për ceremoninë e prezantimit të Eric Wendt si ambasador! Kreu i PD: S’më ftuan as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke iu përgjigjur sot (26 shtator) pyetjeve që i vinin në rrjetin social Facebook nga ndjekësit e tij, ka komentuar edhe nisjen e detyrës së ambasadorit të ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt. Gjithashtu ai foli edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj. I pyetur nëse është i ftuar në ceremoninë që Ambasada e SHBA-së do të organizojë më 2 tetor për prezantimin e ambasadorit të ri, Berisha tha se nuk ka dijeni për eventin. “E uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam asnjë dijeni për ceremoninë”, u shpreh Berisha. Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur të hënën nga Presidenti Begaj për rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni,...
Burimi:
javanews.al