“Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje edhe përtej bregdetit, ndërsa qytetet historike, zonat malore dhe luginat e lumenjve, po shfaqen si destinacione tërheqëse për turistët që kërkojnë natyrë, kulturë, histori dhe përvoja më autentike. Një artikull i publikuar së fundmi në platformën ndërkombëtare online të specializuar në udhëtime dhe turizëm, “Nomad Lawyer” e vendos në fokus këtë ndryshim, duke veçuar Korçën, Pogradecin, Përmetin, Gjirokastrën, Shkodrën, Dibrën dhe Lezhën, si zona ku turizmi po zhvillohet me ritme të larta. Sipas të dhënave të përmendura në artikull, numri i strukturave akomoduese në Shqipëri, është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2023, vendi kishte rreth 58 mijë dhoma dhe 130 mijë vende akomodimi, ndërsa numri i strukturave akomoduese ishte rreth 24,7% më i lartë...
Burimi:
kultplus.com