Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të shkrihet, ju jeni përfaqësues të krimit
Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka akuzuar mazhorancën se nuk meriton të qeverisë, pasi nuk përfaqëson qytetarët. Sipas tij, mjafton të shohësh se si është rrethuar parlamenti për të kuptuar se kjo qeveri nuk qeveris më. Sipas tij, shqiptarët sot janë të gjithë në shesh, pasi ua kanë nxirë jetën qytetarëve. “Si çdo sesion, edhe ky sesion, kur dëgjon përfaqësuesit e narkoshtetit, thua: ‘Ore, mos kanë ardhur sot këta në pushtet?’ Dhe bën pyetjen: ‘Kush i bëri gjithë këto gjëma këtij vendi?’ Në çdo sesion, kur flasin për fjalë, e bëjnë një njeri që nuk jeton në Shqipëri të qajë. Por çdo njeri që jeton në Shqipëri, kur dëgjon skenarin dhe shikon lotët e krokodilëve, ndjen neveri dhe fik televizorin. Këta thonë çdo sesion: ‘Ejani ta...
Burimi:
vizionplus.tv