Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Themeluesi i çmimit më prestigjioz letrar në botë është Alfred Nobeli. Ishte bërë i pasur nga dinamiti dhe shkruante poezi, por cilësia e tyre duket se nuk ishte aq e mirë, andaj s’u botuan. Me testamentin e vitit 1895, ai la pasurinë e tij për të financuar pesë çmime, përfshirë atë të letërsisë për veprën më të shquar “në një drejtim idealist”. Gazeta britanike “Financial Times” (FT), në numrin e fundjavës, ka ofruar të dhëna shumë interesante mbi çmimin Nobel të Letërsisë, përcjell A2CNN. Së pari: kush ka gjasa të fitojë? Tregjet e parashikimeve priren drejt emrave si shkrimtari indian Amitav Ghosh, autorja kineze e avangardës Can Xue ose romancieri amerikan Thomas Pynchon për të fituar shpërblimin prej 1 milion eurosh. Megjithatë, parashikimet shpesh dështojnë,...