Nobel në Letërsi, nga klasikët te autorët e panjohur…/ Një çmim që vazhdon të ndezë debat
Çmimi Nobel në Letërsi mbetet një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e letërsisë, por edhe një prej çmimeve më të paparashikueshme. Që nga ndarja e parë në vitin 1901, ai ka ndikuar në mënyrën se si lexuesit e kanë parë letërsinë botërore, duke vlerësuar si autorë të mirënjohur, ashtu edhe shkrimtarë që ishin relativisht të panjohur për publikun e gjerë. Akademia Suedeze, bazuar në testamentin e Alfred Nobelit, ka përdorur ndër vite kritere të ndryshme në përzgjedhjen e laureatëve, duke përfshirë vlerat artistike, temat shoqërore dhe dimensionin etik të veprës. Mes emrave më të njohur të vlerësuar me Nobel janë Thomas Mann në vitin 1929, Samuel Beckett në 1969 dhe Gabriel García Márquez në 1982. Në listën e laureatëve janë edhe poetët grekë Giorgos...
Burimi:
kultplus.com