Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, me titullar të ri, ja kush zëvendëson Jetmir Lumajn

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, me titullar të ri, ja kush zëvendëson Jetmir Lumajn

Sipas burimeve të besueshme, Sara Gjurgjej Pelosato është emëruar në drejtimin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) Shkodër, duke zëvendësuar Jetmir Lumajn, i cili u largua nga detyra pak ditë më parë.Në profesion, ajo është mjeke stomatologe dhe ka një eksperiencë prej rreth 22 vitesh në profesionin e saj. Me marrjen e detyrës së re, ajo do të drejtojë strukturën vendore përgjegjëse për organizimin dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Shkodër.Emërimi i saj vjen në një periudhë kur sektori shëndetësor në Shkodër po përballet me disa sfida, përfshirë nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe menaxhimin e strukturave shëndetësore në nivel vendor.Gjurgjej pritet të nisë detyrën e re në ditët në vijim, ndërsa ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi prioritetet...