“Njëqind vjet vetmi” romani që i dha Amerikës Latine një tjetër zë

“Njëqind vjet vetmi” romani që i dha Amerikës Latine një tjetër zë

Para Njëqind vjet vetmi, Amerika Latine kishte tashmë një histori të gjatë rrëfimesh, legjendash, dhune politike dhe kujtese të mbledhur brez pas brezi. Por kur Gabriel García Márquez u ul në makinën e shkrimit dhe nisi të ndërtonte Macondon, ai nuk po krijonte vetëm një familje dhe një qytet të imagjinuar. Po ndërtonte një mënyrë të re për ta parë një kontinent. Romani, botuar në vitin 1967, e vendosi familjen Buendía dhe qytetin e Macondos në qendër të një historie ku realiteti dhe e pamundura jetojnë pranë njëri-tjetrit. Në këtë botë, kujtesa mund të humbasë, të vdekurit mund të kthehen në përditshmëri dhe ngjarjet e jashtëzakonshme rrëfehen me qetësinë e një lajmi të zakonshëm. Pikërisht kjo përzierje u bë një nga shenjat më të fuqishme...