Një udhëtim 25-vjeçar nëpër skenat rurale
Për një çerek shekulli, arti në Cornwall ka marrë rrugën drejt vendeve ku skenat janë më të vogla, por dëshira për të parë një shfaqje nuk është aspak e tillë. Carn to Cove, projekti i Creative Kernow për artet në zonat rurale, ka shënuar 25 vjet duke sjellë teatër, muzikë, kërcim dhe komedi në fshatra dhe hapësira komunitare të Cornwall-it dhe Ishujve Scilly. Përvjetori u shënua në Perranporth Memorial Hall, në një takim ku u mblodhën themelues, artistë, organizatorë dhe njerëz që gjatë viteve kanë mbajtur gjallë këtë rrjet kulturor. Mbrëmja u përmbyll me “Women on the Edge”, një shfaqje kabareje nga Charlie Bicknell dhe Louise Innes. Carn to Cove lindi në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, në një periudhë kur...
Burimi:
kultplus.com