Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Një tjetër largim nga Real Madrid, lojtari kërkon ndryshim skuadre
15 Korrik 2025 17:17 Telesport Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe do largimin. Ai nuk u angazhua as në fazën përgatitore para sezonit të ri. 20-vjeçari e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për të gjetur një skuadër ku i garantohen minuta. “Mendoj se duhet të largohem. Nuk mund të pres më gjatë për ekipin e parë. Do të vazhdoj në rrugën time”, ka deklaruar Alvaro, por duke theksuar se dëshira e tij është rikthimi në Madrid.