Një student zgjidh problemin e sanskritishtes që hutonte studiuesit që nga shekulli V para Krishtit

Një student zgjidh problemin e sanskritishtes që hutonte studiuesit që nga shekulli V para Krishtit

Një problem gramatikor që i ka hutuar studiuesit që nga shekulli V para Krishtit, është zgjidhur nga një student i Universitetit të Kembrixhit dhe mund të revolucionarizojë studimin e sanskritishtes. Studenti indian i doktoraturës, Rishi Rajpopat, 27 vjeç, deshifroi një rregull të mësuar nga Panini, një mjeshtër i gjuhës së lashtë sanskrite që jetoi rreth 2 500 më parë. ”Sanskritishtja flitet sot vetëm në Indi nga rreth 25 000 persona”, tha Universiteti i Kembrixhit. Sidoqoftë, ajo është gjuha e shenjtë e hinduizmit dhe përmes së cilës është komunikuar për shekuj me radhë pjesa më e madhe e shkencës, filozofisë, poezisë dhe letërsisë tjetër laike të Indisë. Gramatika e Paninit, e njohur si Astadhyayi, mbështetej në një sistem që funksiononte si një algoritëm për të kthyer...