Një sinjal pozitiv për Shqipërinë vjen nga Serie A, Medon Berisha lë pas dëmtimin dhe gati për Kombëtaren
Një lajm i mirë vjen për Kombëtaren shqiptare dhe Lecce-n. Medon Berisha është rikthyer në dispozicion pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimit, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt rikthimit në formën optimale. Mesfushori shqiptar ishte goditur nga një dëmtim serioz që e kishte mbajtur për një kohë të gjatë larg futbollit. Në mars, Lecce konfirmoi se Berisha nuk do të luante më për pjesën e mbetur të sezonit, çka e bëri rikuperimin e tij një proces të gjatë dhe të kujdesshëm. Tashmë, rikthimi i tij në skuadër për sfidën ndaj Romës është një sinjal pozitiv. Edhe pse Berisha nuk u aktivizua në humbjen 4-0 të Lecce-s, fakti që ishte sërish i gatshëm për të...
Burimi:
sportekspres.com