“Një shesh, mijëra zëra”/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës

“Një shesh, mijëra zëra”/ Pankarta pikante në protestën e 100-të kundër Ramës

Pankartat me mesazhe kritike dhe ironike kanë shoqëruar protestën e 100-të kundër qeverisë, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë ndaj politikës dhe institucioneve. Në duart e protestuesve janë parë slogane që adresojnë drejtpërdrejt qeverinë, ndërsa një pjesë e tyre kanë pasur në fokus edhe SPAK-un, duke ironizuar mungesën e arrestimeve dhe veprimeve ndaj zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. “Një shesh, mijëra zëra”, ishte një prej mesazheve të shfaqura gjatë tubimit. Ndër pankartat e tjera spikatën edhe fraza me tone ironike, përmes të cilave protestuesit kanë përcjellë kritikat e tyre ndaj situatës politike dhe zhvillimeve në vend. Mesazhet e afishuara në shesh kanë reflektuar kërkesat e protestuesve për ndryshim, më shumë përgjegjshmëri institucionale dhe reagim nga drejtësia, veçanërisht nga SPAK-u. Protesta e 100-të vijon në Tiranë, ndërsa...