Një rrëfim për ëndrrën, dhimbjen dhe triumfin, Ermonela Jaho i jep jetë edicionit të nëntë të ‘Ta Zbardhi Ftyrën’
Flonja Haxhaj Nën dritat e ulëta të skenës, në një atmosferë të ngrohtë e të mbushur me emocion, një prej yjeve të skenave operistike botërore u shfaq mbrëmjen e 6 tetorit përpara publikut në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë. Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare që ka ngjitur skenat më prestigjioze të operës në botë, ishte e ftuara e veçantë e mbrëmjes artistike ‘Ta Zbardhi Ftyrën’, të organizuar nga gazeta online për kulturë, KultPlus. Në atë hapësirë ku dritat e zbehta krijonin një intimitet të veçantë, Jaho nuk ishte vetëm sopranoja e njohur që publiku e ka parë në skenat e mëdha ndërkombëtare. Ajo ishte aty si artiste, si rrëfimtare dhe si një zë që bart me vete një pjesë të historisë së artit...
Burimi:
kultplus.com