Një rrëfim nga Charles Bukowski për Linda Lee, gruan që e frymëzoi të shkruante “Femrat”

Një rrëfim nga Charles Bukowski për Linda Lee, gruan që e frymëzoi të shkruante “Femrat”

Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994) Një rrëfim nga Charles Bukowski Nga Albert Vataj Ai la gotën e uiskit dhe vijoi të vështronte lëvizjet e vajzës që hynte e dilte në banakun e atij lokali. Kishte veshur një fustan të kuq me pika, ndërsa flokët e verdhë i shtriheshin poshtë qafës… Ajo u buzëqeshte klientëve, dhe kur kaloi pranë tij nuk e hodhi vështrimin… Ishte viti 1976, dhe portreti i Charles Bukowski-t ishte i njohur për të gjitha gratë amerikane… Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë...