Një natë magjike: Mbi 300 fëmijë ndjekin udhëtimin e Utës në Prishtinë
Mbi 300 fëmijë nga shkolla, kopshte dhe institucione të ndryshme u bënë pjesë e një nate të veçantë në Kino ARMATA, ku më 22 shtator u shfaq filmi i shkurtër i animuar “Uta në Sharr”. Përmes filmit, fëmijët u nisën në një udhëtim me Utën dhe Deltarin nëpër malet e Sharrit, duke përcjellë një mesazh për dashurinë dhe kujdesin ndaj natyrës. “Fëmijët kanë një përgjegjësi për ta mbrojtur planetin, sidomos në kohët sfiduese që po jetojmë”, tha Tuba Safçiu, autore e skenarit dhe tregimit të filmit. Ndërsa Vullnet Sanaja, drejtor i Anibar Studios, i cili udhëhoqi ekipin krijues, e cilësoi shfaqjen si një mundësi të veçantë për t’ia dhënë jetë kësaj historie përmes animacionit dhe për t’ua përcjellë fëmijëve në një formë që ata e...
Burimi:
kultplus.com