Një motor përfshihet nga flakët në Tiranë, nuk raportohen persona të lënduar

Një motor përfshihet nga flakët në Tiranë, nuk raportohen persona të lënduar

Një motor është djegur në Tiranë paraditen e së mërkurës. Pasi motori ka marrë flakë, rruga është mbuluar për pak momente me tym. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, për të shuar zjarrin. Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.  
Burimi: Sot.com.al