Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Një Milan gjithnjë e më i huaj…; pasojat për listat dhe një pistë merkatoje
Duhej të ishte një Milan më italian, por merkatoja po tregon krejt të kundërtën. Edhe në këtë dritare transferimesh, kuqezinjtë po investojnë te lojtarët e huaj, një trend tashmë i zakonshëm në vitet e fundit. I vetmi përjashtim mbetet Samuele Ricci, i ardhur nga Torino për të marrë komandën e mesfushës, pa harruar Pietro Terracciano, i regjistruar si zëvendësues i Maignan. Në kontrast të plotë, janë larguar shumë më tepër “italianë” nga Milani drejt Serie A apo B: Pobega, Sportiello, Florenzi (me kontratë në skadencë), Colombo dhe Camarda. Shumë shpejt mund të largohet edhe Filippo Terracciano, i kërkuar nga Verona dhe Cremonese. Pavarësisht kësaj linje që, pëlqehet apo jo, është ndjekur edhe nga drejtori i ri sportiv Igli Tare, pasojat janë të qarta për listën...