“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me kartëmonedha 50-euroshe është një prej elementeve të përfshira në dosjen hetimore të SPAK për vilën në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi, që Prokuroria e Posaçme pretendon se përdorej nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ndonëse në dokumente rezulton në emër të ish-futbollistit Igli Tare. Sipas dokumenteve të publikuar nga Report TV, fotografia është dërguar përmes një mesazhi në mëngjesin e 17 korrikut 2021 nga Lavdrim Smone, bashkëshorti i sanitares që punonte në banesën e Ballukut në Tiranë. Në imazh duket një kuti e kuqe, brenda së cilës ndodhen tufa kartëmonedhash 50-euroshe të lidhura me llastik. SPAK dyshon se fotografia është shkrepur në ambientet e vilës F6 në kompleksin “White Rocks”. Në dokumentacionin hetimor, kjo foto...
Burimi:
gijotina.com