Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Një kasolle përfshihet nga flakët në Pukë, digjen kafshë dhe dëmtohet plotësisht pjesa e kuzhinës
👁13257
Një kasolle është përfshirë nga flakët në fshatin Mesul të Pukës, në njësinë administrative Gjegjan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Objekti shërbente si kuzhinë verore dhe strehë për disa kafshë. Si pasojë e zjarrit, janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda ndërtesës, ndërkohë që pjesa e objektit që përdorej për gatim është shkatërruar plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha.