Një kapitull i ri për mbrojtjen, rikthehet shërbimi i rezervistëve në Forcat e Armatosura pas 30 vitesh

Një kapitull i ri për mbrojtjen, rikthehet shërbimi i rezervistëve në Forcat e Armatosura pas 30 vitesh

Një kapitull i ri për mbrojtjen, rikthehet shërbimi i rezervistëve në Forcat e Armatosura pas 30 vitesh Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë shënuar një zhvillim të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes dhe integrimit të rezervës, duke rikthyer pas më shumë se tri dekadash angazhimin e rezervistëve në stërvitje të rregullta ushtarake. Në ceremoninë zyrtare të organizuar me këtë rast morën pjesë personalitete të larta drejtuese, mes të cilëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, zëvendësministrat e Mbrojtjes Pranvera Skana dhe Enkelejd Joti, si dhe zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Razie Mehmeti, së bashku me komandantë forcash dhe rezervistë. Përshtatja me sfidat e reja të sigurisë Gjatë fjalës së tij, gjenerallejtënant Arben Kingji vuri theksin...