Një i plagosur me thikë pas sherrit te “Petro Nini”, Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim!

Një i plagosur me thikë pas sherrit te “Petro Nini”, Policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim!

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë (23 shtator). Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Petro Nini”. I plagosuri ka marrë plagë në bark dhe aktualisht ndodhet në operacion në spital. Autori është identifikuar. Janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij. Po këqyren dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, teksa mbeten të panjohur shkaqet dhe rrethanat e krimit.