Një i plagosur me armë në Tiranë, konflikti mes dy personave! Shpallet në kërkim autori i dyshuar, zbulohet motivi i dyshuar

Një i plagosur me armë në Tiranë, konflikti mes dy personave! Shpallet në kërkim autori i dyshuar, zbulohet motivi i dyshuar

Një konflikt për motive të dobëta në orët e para të mëngjesit të sotëm (19 shtator) në zonën e rrugës “Selaudin Zorba” në kryeqytet, ka vënë në lëvizje Policinë e Tiranës. Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim një 45-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke lënë gjithashtu një person të dëmtuar lehtë në afërsi të vendngjarjes. “Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku mbeti i dëmtuar lehtë një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se rreth orës 03:30, në rrugën “Selaudin Zorba”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar...