Një humbje 5-0 e shkarkon direkt! Egnatia ka shansin e artë në dorë, Ljubjana kthehet më keq se ekipet shqiptare

Një humbje 5-0 e shkarkon direkt! Egnatia ka shansin e artë në dorë, Ljubjana kthehet më keq se ekipet shqiptare

Në Shqipëri është e njohur metoda e shkarkimit të trajnerit pas një humbje. Diçka më mirë është bërë në kohët e fundit, por padurimi i madh i drejtuesëve të klubit për rezultate mbetet ende aty. Kështu Egnatia ka një shans të artë në dorë pasi Ljubjana nuk është ai ekipi i pamposhtur që mund të kenë njërëzit në kokë. Në kohët e fundit, Ljubjana po i ngjason shumë ekipeve shqiptare teksa para ndeshjes me Egnatian ka shkarkuar trajnerin. Portugezi Jorge Simao pas një muaj e gjysmë në drejtim të ekipit e nisi kampionatin me dy fitore. Më pas në javën e tretë humbi 5-0 ndaj Celje dhe kjo humbje u konsiderua e papranueshme për ekipin që zgjodhi ta shkarkonte menjëherë para ndeshjes me Egnatian. /Sport...