Një epokë e re për Hollywood-in pas marrëveshjes prej 110 miliardë dollarësh

Një epokë e re për Hollywood-in pas marrëveshjes prej 110 miliardë dollarësh

Hollywood-i po hyn në një kapitull të ri, pas një prej marrëveshjeve më të mëdha që ka njohur ndonjëherë industria e argëtimit. Paramount Skydance ka përmbyllur blerjen e Warner Bros. Discovery, në një marrëveshje që arrin vlerën e rreth 110 miliardë dollarëve. Përmes këtij bashkimi, një pjesë e rëndësishme e historisë së kinemasë, televizionit dhe transmetimit tashmë përfshihet nën të njëjtën kompani. Marrëveshja bashkon një katalog të gjerë filmash e serialesh, studio të njohura dhe platforma të fuqishme televizive e streaming, duke krijuar një prej kompanive më të mëdha në tregun global të argëtimit. Pas këtij zhvillimi qëndron edhe transformimi i mënyrës se si publiku e përjeton përmbajtjen. Netflix dhe Amazon kanë ndryshuar peizazhin tradicional të Hollywood-it, duke e zhvendosur gjithnjë e më shumë vëmendjen...