Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

Një ditë pas zjarrit, rikthehet energjia elektrike në fshatrat e Delvinës

Energjia elektrike në fshatrat e Delvinës, është rikthyer pas tejkalimit të rrezikut nga zjarret. Energjia është rikthyer në fshatrat Kopaçëz, Palavli, Vergo, Kalasë dhe Tatzat. Një ditë më parë, për shkak të zjarreve katastrofike në fshatrat e Delvinës, energjia elektrike ishte stakuar. Madje në 3 fshatrat, Vergo, Palavli dhe Kopaçëz u evakuuan banorët dhe u rikthyen pas disa orësh.